Është themelore për të qenë në formë para verës, ndaj dietat e shëndetshme na ndihmojnë të luftojmë zymtësinë dhe dembelizmin e dimrit.

Për të gjithë ata njerëz që duan të përgatisin trupin e tyre për verën, këtu janë 10 këshilla të arta të dietës së pranverës:

1. Hartimi i një strategjie pazari. Dieta fillon nga lista e pazarit: Përgatitni një listë të ushqimeve dietetike dhe kur shkoni në supermarket blijini ato, në mënyrë që të eliminoni të pashëndetshmet.

2. Kurrë mos anashkaloni vaktet. Kur ju anashkaloni vaktet, trupi mësohet të ruajë ushqimin, në vend që të djegë kalori. Për të mbajtur metabolizmin tuaj aktiv duhet të hani një mëngjes të mirë dhe mes vakteve hani kos, një mollë ose një grusht arra.

3. Qëndro i hidratuar. Pini të paktën tetë gota ujë në ditë për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar, sepse kjo është thelbësore për shëndetin dhe humbjen në peshë.

4. Pastroni mëlçinë. Akumulimi i substancave toksike kontribuon për të fituar peshë dhe mëlçia është mbrojtja më e mirë e trupit kur bëhet fjalë për të filtruar të gjitha ato toksina. Prandaj, ju duhet ta trajtoni mirë atë. Për të pastruar mëlçinë, dy herë në ditë, vetëm para një vakti, pi një gotë me ujë të nxehtë me lëng limoni.

5. Hani më pak sheqer. Kur vjen puna për të humbur peshë, ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me sheqerin: Shmangni sheqerna të rafinuar, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara, duke u përpjekur për të zëvendësuar sheqerin e bardhë me atë të kanës ose pak qumësht në kafe dhe mjalt në çaj.

6. Lejojini vetes përjashtime nga rregullat. Përndryshe mbajtja e dietës do të jetë një dënim: Mund të konsumoni pak çokollatë të errët (60% kakao dhe lart) dhe një gotë verë, kur ju dilni me miqtë.

7. Gjumë të rregullt. Pa pushimin e duhur, nivelet e kortizolit në trup – hormonit të stresit – dhe rritja e insulinës mund të pengojë largimin e yndyrave. Përpiquni për të marrë të paktën shtatë deri në tetë orë gjumë me cilësi të mirë çdo natë.

8. Hani sasinë e duhur të fibrave. Ushqimi me sasinë e duhur të fibrave është një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur trupin të shëndetshëm, për shkak se kjo parandalon zhytjen e tij në toksina. Përveç kësaj, fibrat të japin një ndjenjë të shpejtë dhe të qëndrueshme të ngopjes.

9. Mundohuni të shmangni ngrënien e yndyrnave dhe karbohidrateve sëbashku. Yndyrnat dhe karbohidratet së bashku janë një lajm i keq për belin tuaj.

10. Bëni aktivitet fizik. Kur është fjala për arritjen e një peshe të shëndetshme, ju nuk mund t’ja dilni pa një stërvitje të vogël. Vetëm edhe një shëtitje tridhjetë minuta në ditë ju ndihmon për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Comments are disabled.